Pas vendimit të Gjykatës, Tahiri tregon lëvizjen e radhës: Do ta ankimoj vendimin – Lajmi i Fundit

0
93
Gjigandi

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë në një takim me mediat për të thënë atë që ai e quan të vërtetat e tij. Reagimi vjen pak pasi u dha vendimi, ku Tahiri u akuzua për shpërdorim detyre. Tahiri tha para gazetarëve se do të vazhdojë me betejën e tij. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vjet shërbim prove dhe sapo vendimi i Gjykatës të zbardhet, ai do ta ankimojë.

“Një llum shumë i madh gënjeshtrash e sajime. Sa gazetarë kanë shfrenuar me gënjeshtra. Unë heshtja i bindur dhe me respekt të drejtësisë. E dhashë mandatin vullnetarisht, e kisha kollaj ta mbaja mandatin e të shfrytëzoja politikën. Siç kanë bërë ata të tjerët para meje, i janë fshehur drejtësisë. Unë nuk e bëra, ndërpreva çdo aktivitet politik e u përballa me drejtësinë. Unë u përballa si qytetarë i thjeshtë me të gjithë, drejtësinë e politikën. Edhe me ata që nuk mu ndanë nga fyti që nga dita e parë në politikë. Që kur nisi ky proces më akuzuan me akuza nga më të çuditshme. Fati im ishte që Gjykata italiane gjykoi që Saimir Tahiri nuk ka asnjë lidhje me ato akuza.
Për trafikun e drogës, grupe kriminale apo çdo gënjeshtër që janë thënë. Nuk kam pasur asnjë lidhje me asnjë aktivitet të jashtëligjshëm. Gënjeshtrat një ditë bien, siç bënë gjykatat në Itali e Shqipëri. Ky ishte një gjysmë lajm i mirë për mua. Gënjeshtrat morën një përgjigje. Për mua kjo nuk është një drejtësi e plotë. Nga ana tjetër Gjykata tha se kam shpërdoruar detyrën. Mesa e lexova kishte të bënte me faktin që kishin përmendur emrin tim dhe që nuk kam luftuar sa duhet kultivimin e kanabisit.
Unë uroj të mos jenë këto argumentet, ndaj mezi po pres cilin ligj kam shkelur me detyrën që mu caktua. Por, vendimi as nuk është zbardhur dhe më duhet të pres. Por, sigurisht që do ta ankimoj. Do të luftoj pa u përkulur kurrë e jam i bindur që kurrë nuk e kam shkelur detyrën. Ata që e zhytën vendin, sot më akuzojnë mua. Unë bëra gabimin më të madh që e thashë publikisht se na çfarë mase mbillej kanabisi. Duke mos e ditur që gabimisht teksa e luftoja, ata do të mendonin se e kam sjellë unë. E shndërruam policinë në institucionin më të besuar. Nuk u akuzuan për shpërdorim detyre kur u vranë katër qytetarë. Askush nuk është akuzuar për shpërdorim detyre. As për Gërdecin nuk u akuzua Ministër i Brendshëm për shpërdorim detyre.
Në këtë vend ku duket se parimet bëjnë pakt, në këtë vend mund të bëhet dhe ndryshim. Unë do të vazhdoj ta bëjë këtë betejë, sikur të mos ishte vetëm e imja e familjes time. Por, të gjithë atyre që kanë vuajtur para dyerve të drejtësisë e nuk kanë gojë të flasin. Dhe besoj se do t’ia dal.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu