Pas rezolutës së Parlamentit Europian, debate në Kuvend për vakancat në gjykata

0
Gjigandi

Rezoluta e Parlamentit Europian u ka risjellë në vëmendje socialistëve plotësimin e vakancave në sistemin gjyqësor, që e kërkuan me tone t ashpra. Por kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, i kujtoi mazhorancës procesin e vettingut dhe kriteret e përzgjedhjes, që sjellin emra të paracaktuar për vakancat.

Pas rezolutës së Parlamentit Europian me 15 kushte për integrimin, socialistët kërkuan me tone të ashpra plotësimin e vakancave në institucionet e gjyqësorit.

Gjatë raportimit të krerëve të KLP dhe KLGJ, përfaqësues të mazhorancës u shprehën se plotësimi i vendeve në Gjykatën e Lartë është emergjencë.

Por kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, solli në vëmendje procesin e  vettingut.

Për socialistët, shkarkimet e gjyqtarëve nuk janë argument ligjor.

RonaTyra

Ndërkaq kreu i KLP, Gent Ibrahimi, premtoi se brenda vitit 2020 nuk do të ketë më prokurorë të përkohshëm.

Megjithatë, për pakicën parlamentare, reforma në drejtësi është gjysmake, njësoj si ajo zgjedhore, që nuk parashikon ndryshim sistemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu