Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, tashmë shquhet për jetën luksoze që bën.
Ajo bën pushime të shumta në vende të ndryshme, por më së shumti është shfaqur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai.
Megjithatë, ish-aktorja e “O sa mirë” kësaj radhe duket se ka zgjedhur një destinacion tjetër, Turqinë.
Arta Nitaj (Foto: Instagram)
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Sido që të jetë, zeshkania nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth asaj se me kë është e shoqëruar.
Ajo po vazhdon të mbetet beqare, të paktën në bazë të asaj që paraqitet në rrjetet sociale.
Nitaj ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ndonjë projekti të ri.
/abc24.al/