Pas aktit normativ që ndalon muzikën, policia në aksion, gjobit 4 lokale

0
Gjigandi

Policia e Tiranes ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit per media behet me dije se, ndeshkimi ka ardhur pas kontrolleve te ushtruara ne terren, ku jane zbuluar se ne 4 lokale nuk po zbatohet urdhri per ndalimin e muzikes pas ores 20:00.

NJOFTIMI 

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020, neni 3, pika 7/2, “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat vijonin aktivitetin të shoqëruar me muzikë të lartë.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ.

RonaTyra

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu