Para Vetting-ut ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë/ KPK: Shpresa Becaj s’ka deklaruar pasurinë dhe pastërtinë e figurës

0
Gjigandi

Pas dy seancave të shtyra më 3 qershor dhe 17 qershor 2020 për të dalë para vetingut, gjyqtarja e Apelit Tiranë Shpresa Beçaj është paraqitur ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ish drejtuesja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, sot gjyqtare e Apelit Tiranë, iu shtynë dy seancat e vetingut pasi u sëmur duke dërguar raport mjekësor, ndërsa sot është shfaqur para trupës gjykuese me avokatin e saj.

Çështja e zonjës Beçaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj. Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj pritet të vlerësohet nga KPK për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Më 17 shkurt 2020 DSIK ka vënë dijeni KPK se Beçak nuk kishte dorëzuar ende formularin si detyrim të saj.

Sipas KPK, gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të të vlerësimit profesional duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vetingut

RonaTyra

Beçajt tha para trupës gjykuese të KPK se “për të siguruar të ardhura kam ushtruar edhe detyrën e avokatit. Nuk kam qenë gjyqtare në detyrë dhe për këtë arsye nuk e kam plotësuar. Konfirmimin në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lartë e kam marrë shumë më vonë pasi janë plotësuar formularët në kuadër të vetingut”. Shpresa Beçaj ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Lartë në vitet 2004-2013 dhe kryetare e Gjykatës së Lartë në vitet 2008-2013.Ndërsa gjyqtare e Apelit Tiranë është caktuar muajt e fundit.

Sipas KPK mosparaqitja e deklaratave shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut.

“Mungesa e ushtrimit në kohë, i pamundëson KPK-së vlerësimin si ish-gjyqtare dhe si subjekt rivlerësimi si gjyqtare e Apelit”, shprehet KPK.

Po kush është Shpresa Beçaj? 

Emri i saj u përmend në një kontekst komprometues nga Ilir Meta në videoskandalin në zyrën e Dritan Priftit, publikuar në vitin 2011, duke tronditur opinionin publik dhe bërë bujë edhe në arenën ndërkombëtare. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm në qeverinë e Sali Berishës, ndërsa Prifti ministër Ekonomie, i propozuar nga Meta. Duke folur për pazare koncesionesh, emërimesh dhe interesash të ndryshëm, Meta i thotë Priftit se i ka punën mirë me Shpresa Beçajn, pasi i ka emëruar vajzën si diplomate në Austri.

Shpresa Beçaj ishte pjesë një turpe gjykuese në Apel, e cila la në fuqi vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku, për mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës për lobimin rus. Dy anëtarët e tjerë ishin Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa. Treshja ‘vulosi’ dosjen e lobimit, duke pushuar akuzën ndaj Lulzim Bashës, lidhur me pretendimet e prokurorisë për falsifikimin e dokumenteve në rastin e mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve që kompania amerikane Muzin Capitol Partners kishte pohuar se kishte marrë për aktivitetet në favor të Partisë Demokratike. Pyetja se ku i ka marrë PD 675 mijë dollarë dhe pse nuk i ka deklaruar në KQZ sipas ligjit, ka mbetur pa përgjigje nga drejtësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu