Papa Françesku do të vizitojë Qipron vitin e ardhshëm dhe ardhja e tij do të përkojë me republikën që feston 60 vjet nga pavarësia, tha të hënën presidenti i Qipros Nicos Anastasiades, shkruan France24.
Anastasiades e bëri njoftimin pasi u takua me Papën të hënën gjatë një vizite zyrtare në Vatikan.
“Kam pasur rastin ta ftoj Papën të vizitojë Qipron, diçka që ai e pranoi me kënaqësi të madhe,” tha Anastasiades në një deklaratë. Ai nuk dha një datë të saktë për vizitën.
Ai shtoi: “Vizita do të organizohet për vitin e ardhshëm, që rastësisht shënon festimin e 60 vjetorit të Republikës së Qipros dhe 10 vjet nga vizita e fundit nga Papa Benedikti.”