Pacientët me koronavirus kanë tetë herë më shumë të ngjarë të preken nga një goditje në krahasim me pacientët me grip, ka zbuluar një studim i ri.
Studiuesit nga Weill Cornell Medicine në Neë York City zbuluan se 1.6 përqind e atyre me COVID-19, kanë pësuar një goditje në tru.
Ndërsa vetëm 0.2 përqind e pacientëve me grip kanë patur një goditje të shkaktuar nga bllokimi në tru.
Asnjë nga pacientët e gripit që pësuan një goditje nuk vdiq, por nëntë nga pacientët me koronavirus vdiqën.
Ekspertët kanë studiuar rrezikun e goditjeve ishemike, të cilat ndodhin kur qarkullimi i gjakut bllokohet në tru.
Ato janë më të vështira për tu trajtuar dhe më vdekjeprurëse sesa goditjet hemoragjike, gjë që ndodh kur një enë e dobësuar në tru prishet dhe rrjedh gjak në organ.
Rreth 87 përqind e të gjitha goditjeve janë goditje iskemike, sipas Shoqatës Amerikane të Goditjeve.
Në studimin e botuar në JAMA Neurology, ekipi studioi 1.916 pacientë nga reparti i urgjencës ose të shtruar në spital me COVID-19 që nga 4 marsi 2020, deri në 2 maj të vitit 2020.
Rezultatet treguan se 31 pacientë me koronavirus ose 1.6 përqind pësuan një goditje në tru.
Një e treta e pacientëve me koronavirus që pësuan një goditje në tru ishin raste të rënda dhe të vendosur në ventilator.