Paçarada i gëzohet fitores së parë në kohë të pandemisë në Gjermani 

0
Gjigandi

Tri pikë që nuk maten as me ari! Tri pikë domethënëse dhe në kohën e duhur për skuadrën e Sandhausenit. 

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është paraqitur si zakonisht titullar, tregoi angazhim të madh dhe me Sandhausenin ia dolën të importojnë tri pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Wehenut, rivalit direkt për mbijetesë në Bundesliga II. 

Learti, është djali i Shukriut, ish portierit të mirënjohur të gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina. 
Learti me shokë importon tri pikë të mëdha, që i japin qetësi në vazhdim të kampionati. Është gëzimi i parë në kohë të pandemisë! 

Në minutën e 45+1, Dennis Diekmeier shënon për fitoren e Sandhasenit. 

Paçarada bëri lojë shumë të mirë, duke i dhënë siguri të plotë skuadrës së tij.  

RonaTyra

Pas javës së 28-të, Sandhausen renditet në vend të 13-të me 33 pikë dhe Wehen është në pozitën e 17-të me 28 sosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu