Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë dhe deri më sot, kur rastet janë shtuar në mënyrë të frikshme, Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel të fortë për respektimin e masave për parandalimin e virusit.
Vetëm sot janë shtuar 90 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve me Covid në Shqipëri në 2.262, prej të cilëve 1.034 janë aktivë.
Por, pavarësisht apelit të vazhdueshëm, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk ka ndaluar takimet e tij, teksa dje janë parë me Veliajn grumbull njerëzish pa asnjë masë të marrë.
As vetë kryebashkiaku Velija nuk është parë me maskë, teksa ka grumbulluar njerëz rreth vetes, gjë që qeveria e ka shpallur të paligjshme në këtë kohë pandemie.
Me sa duket tashmë edhe politika po stimulon neglizhimin e situatës së pandemisë, duke vënë propagandën para shëndetit të qytetarëve.