Urimet padyshim kanë vërshuar për Olta Gixharin në ditën e saj të lindjes. Aktorja mbushi një ditë më parë 34 vjeç; kjo ditëlindje e gjeti në Spanjë, në krah të partnerit të saj me te cilin pret një fëmijë.
Dedikimi që ai i bëri ishte vërtet befasues, sepse flet për një person mjaft romantik: një buqetë e mrekullueshme lulesh dhe kartolina ku shkruhej: “Jam njeriu më i lumtur me ty pranë. Të dua”! Olta e ktheu menjëherë përgjigjen.
“Të dua shumë i shtrenjti im. Ditëlindja më speciale e të gjithave viteve”, ka shkruar ajo, ndërsa tregon se tashmë është në javën e 33-të të shtatzanisë.