Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishin të ftuar pastori Fitor Muça dhe Bledi Mane.
Fitor Muça është pastori i Kishës Ungjillore në Përmet, në të cilën thuhet se e kanë frekuentuar, Zhaneta, Blerta dhe Anisa Josifi. Gjatë bisedës në studio, Bledi Mane iu drejtua me tone të ashpra pastorit dhe i kërkoi llogari se përse ai nuk ka reaguar për vdekjen e nënës dhe bijës, Zhaneta dhe Anisa Josifi. Ndërsa pastori tha se gratë prej vitesh nuk ishin më pjesë e komunitetit të tyre dhe ai nuk mban përgjegjësi për to, ai u nervozua jo pak me sjelljen e Bledit, i cili e ndërpriste herë pas here gjatë fjalës së tij, madje në një moment u shpreh se në këto kushte i duhej të largohej nga emisioni.
Fitor Muça: Unë pak më parë fola për këtë artikull të zotit Bledi, mendoj që personalisht duhet të kontaktonte me mua që të merrte një informacion më të saktë. Ndoshta në mendjen e vajzave ka pasur ndonjë pakënaqësi, kjo mund të jetë punë e tyre. Por kjo pakënaqësi nuk është shprehur ndaj meje. Kështu që unë nuk kam dijeni për diçka të kësaj natyre. Qejfmbetje sikurse zoti Bledi i është referuar. Madje ai ka përdorur dy terma. Fillimisht ka përdorur termin konflikt dhe më pas ka përdorur qejfmbejte.
Bledi Mane: Pastor, pas pesë ditësh tollovatjesh e lajmesh të frikshme në të gjitha anën. Ju gjeni kohën dhe dilni në publik, me tepër vonesë vetëm ku iu është përmendur emri. Ndërkohë që ju si person që i njihni personalisht si besimtare të kishës suaj prej tre vitesh, duhet të nxitonit i pari në media, të pastronit baltën që është hedhur mbi besimet fetare. Vonesa jote më bën të dyshoj i dashur pastor. Sepse një kishë është një komunitet, jeton me hallet e gëzimet të dëshmitarëve dhe të ish-dëshmitarëve. Pastori është kujtuar ditën e martë, javën e dytë të korrikut, pesë ditë pas vetëflijimit. Shkundini teologët se po marrin në qafë njerëzit e dobët. Shkundini teologët, se do të na vij radha një e nga një e s’do ketë zjarrfikës që të na vij dhe të na nxjerr aty ku jemi.
Fitor Muça: Makineria e baltës nuk funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Tani më lejoni të flas sepse nuk është mirë. Ju jeni në studio, edhe unë jam këtu jashtë, nuk e di kush po flet, nuk e kam idenë kush është personi. Atëherë ngjarja ka ndodhur ditën e enjte. Unë ditën e enjte kam qenë në udhëtim, për të bërë paska pushime në Vlorë. Në darkë marr një mesazh nga një person i kishës dhe më thotë a i keni parë lajmet. I thashë i kam parë, por nuk e di për kë bëhet fjalë. Ai person më sqaroi që bëhet fjalë për dy vajza që kanë qenë në kishën tonë përafërsisht tre vjet. I dashur duhet të dini këtë gjë. Në qoftë se një person largohet nga kisha, kisha nuk ka më autoritet për atë person dhe nuk merr më përgjegjësi për atë person. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me gjashtë vjet. Nuk e di duhet të jetë një dorë, një mendje, një zë e cila i ka stopuar ato nga e vërteta duke i futur në qorrsokakun e gjetjes së asaj që quhet përjetësi, përmes sakrificës vetëflijuese, çka bie ndesh me besimin ungjillor.
Bledi Mane: Pastor duhet të ishe i pari që do të vrapoje te prokuroria, për tre vjet i njoh të dyja vajzat, kanë qenë shembullore, në këtë vit janë larguar dhe ne kemi humbur kontaktet. Pastor sonte gjendesh në një udhëkryq dhe ta qaj hallin. Por që ditën që more vesh lajmin, për të gjithë besimtarët e tua duhet të thoshe tek prokuroria.
Fitor Muça: Ju lutem kam edhe unë të drejtën time. Nëse nuk do të mbyllni gojën e zotërisë, unë mund ta dorëzoj telefonin dhe hajde më thirrni në studio. Ai nuk është fisnik, një njeri fisnik, nuk i bën këto lojëra në studio, kur tjetrin e ka në kamera.
Bledi Mane: Pastor hiqi ato terminologji mbylleni gojën. Ku je këtu mor shok tek oborri kishës tate. Është një televizion publik dhe është i të gjithëve. Po hiqini gojën pastorit.