Sampdoria nuk do t’i rifillojë stërvitjet.
Pas katër rasteve pozitive me koronavirus, skuadra e Sampdoria nuk do të zhvillojë seancant stërvitore individuale.
Sampdoria kishte të drejtë të riniste stërvitjet individuale gjatë kësaj jave, duke qenë në linjë me fazën e dytë të daljes së Italisë nga pandemia.
Gjithsesi, testet nga e gjithë skuadra dhe stafi i skuadrës, treguan katër raste me Covid-19, vetëm disa javë pasi ‘Bluecerchiati’ vuajtën nga një valë e testeve pozitive.
Pritet që skuadra të rifillojë stërvitjet pas disa ditëve, kur lojtarët të bëjnë më mirë.
Deri në përmirësimin e gjendjes së lojtarëve, skuadra nuk do të mbajë seancat stërvitore. Kujtojmë se edhe Torino e Fiorentina regjistruan raste me Covid-19.