Vdes në moshën 21-vjeçari ish-futbollisti i Romës

0
8
Gjigandi

Joseph Bouasse Perfection, ish-lojtari i Romës, ka vdekur të dielën në mbrëmje si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ishte vetëm 21 vjeç.

Mesfushori nga Kameruni nuk luajti asnjëherë për Romën, në fakt, por klubi nga kryeqyteti italian e kishte transferuar një vjet e gjysmë pasi kishte qenë në prova në Trigoria.

Bouasse vdiq në moshën 21-vjeçare mbrëmë, për shkak të një sulmi të papritur në zemër.

Para tre muajve, ai i ishte bashkuar U Cluj, klubit që bën gara në nivelin e dytë të futbollit rumun.

Bouasse kishte stërvitur shumë herë me ekipin e parë të Romës me legjendat si Francesco Totti dhe Daniele De Rossi dhe i kishte bërë 11 paraqitje për ekipin e të rinjve të Romës.

Ai i kaloi gjashtë muaj i huazuar në Vicenza në vitin 2017, para se t’i skadonte kontrata me Romën në vitin 2018. 

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu