Skuadra e Veronës nuk shënon asnjë rast me koronavirus.
Hellas Verona ka njoftuar se nuk ka asnjë lojtar pozitiv me koronavirus, pas rezultateve të pranuara nga testimet e lojtarëve.
Në një komunikatë zyrtare në faqen e klubit, Verona njofton se skuadra do të rifillojë stërvitjet nga dita e nesërme.