Nuhiu: Ballkani e Gjilani na kanë bërë më të fortë

0
Gjigandi

Të dielën përfundon një sezon i stërzgjatur i Superligës, ku do të zhvillohet xhiroja e fundit.

Një javë para se të përfundojë kampionati tashmë dihet kampioni i ri.

Barazimi i Gjilanit me Ballkanin me rezultat 2:2, bëri që rivali i tyre Drita të shpallej kampione matematikisht.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiun thotë se pas një gare shumë të fortë janë të lumtur që në fund puna e tyre është shpaguar me titullin e kampionit.

“Ne jemi kampionët pas një gare me klube shumë të forta, ku diferencat kanë qenë të afërta në garë por ne ia dolëm të jemi të parët”, deklaroi Nuhiu për Objektiv.

RonaTyra

Numri një i bankinës së “Intelektualëve” shtoi se kundërshtarët si Ballkani, Gjilani e Prishtina e kanë bërë që të jenë edhe më të përkushtuar në garën për titull të kampionit.

“Kundërshtarët na kanë bërë edhe më të  fortë sepse është dashur çdo ndeshje të fitojmë, ata na kanë bërë më të mirë në këtë garë”.

“Jemi lodhur mjaft, por titulli të jep energji për të punuar edhe më tepër, ju e dini se neve tash na presin ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe duhet ta përfaqësojmë futbollin tonë në mënyrën më të mirë”, shtoi ai.

Në fund trajneri nga Shkupi deklaroi se janë duke shikuar mundësinë e transferimit të tre futbollistëve dhe se do të ruajnë bazën e skuadrës.

“Do të ruajmë grupin dhe do të mundohemi të sjellim dy-tre futbollistë për të rritur edhe me tepër cilësinë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu