Noizy ka arritur milionëshin e parë me këngën e re.
Noizy sot publikoi këngën e re me titull “All dem talk”, në bashkëpunim me Gzuz dhe Dutchavelli.
Reperi, për pak orë ka arritur shifrën prej 1 milionë e 400 mijë klikimeve, ndërsa kënga po dëgjohet shumë edhe jashtë trojeve shqiptare.
Noizy i është gëzuar shumë këtij suksesi, në postimin e fundit ai shkruan “Sa mund të shkojme per 24h? Kemi edhe 4 ore”.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, ai ka kritikuar estradën dhe mediet shqiptare që nuk po e mbështesin.
