Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete mund të lëvizin shqiptarët

0
Gjigandi

Me anë të një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi lëvizjet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Sipas njoftimit të policisë, situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

INFORMACION MBI LËVIZJEN JASHTË VENDIT – 6 KORRIK 2020

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

• me Kosovën 🇽🇰 lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

RonaTyra

• me Malin e Zi 🇲🇪 mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;

• me Maqedoninë e Veriut 🇲🇰 lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë 🇬🇷 lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

• me vendet e tjera të zonës Schengen 🇪🇺 nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë 🇦🇱 kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu