Dy shqiptarë të moshave 28 vjeç dhe 20 vjeç janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë dashur të vjedhin një apartament në Boero.
Ishte një vajzë italiane, e cila ka denoncuar në komisariat se ka vënë re dy shqiptarë, teksa njëri bënte roje e tjetri ngjitej në tub për në ballkon dhe kishin si synim të vjedhin apartamentin raportojnë mediat fqinje.
Kur shqiptarët kanë parë se janë diktuar nga vajza e re, kanë ikur me vrap. Mirëpo, përshkrimi i saktë i saj i dy të rinjve nga Shqipëria, ka bërë që karabinierët t’i arrestojnë.
Shqiptarët u dërguan në komisariatin më të afërt policor, ndërsa u zbulua se ishin të parregullt në shtetin italian. Ata pritet që të paraqiten në gjykatë, ku do të njihen me akuzat.