Mungesa e mirembajtjes se higjenes ne Fast-Food, rrezik rritja e infeksioneve – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

  E ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT, ka folur për rastet kur ushqimet në Fast-Food kthehet në rrezik helmimi për fëmijët. Çomo problemin nuk e sheh tek vendet që ofrojnë ushqime, por tek mirëmbajtja e higjienës. “Ushyerja është detyrë prindërore, nuk është vetëm grupmosha 6-10 vjeç që preken nga helmime. Ka një popullatë më të ekspozuar, ata që duana të hanë ushqime të shpejta, në Fast-Food. Nuk jam kundër vendeve që ofrohen ushqimet, por ata duhet të mirëmbajnë higjenën, sepse ekziston rrisku që mund të infektojnë personat e tjerë, pala që ofron ushqimin dhe tjetra që e blen. Të rriturit janë koshientë për rriskun, por nuk kanë informacionin e duhur”- tha Çomo. Përsa i përket helmimeve nga ushqimet, Çomo thotë se në muajt qershor-shtator, ka një fluks më të lartë infeksionesh me natyrë virale, ose intolerancë ndaj ushqimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu