Njëri nga shembujt më të mirë: Kamera e OnePlus 8 Pro mund t’i shoh gjerat përtej plastikës

0
17
Gjigandi

Sensori me rreze infra të kuqe ju lejon të shihni përmes materialeve të zeza.

Në prill, prodhuesi kinez OnePlus prezantoi smartphonët e tij të ri, OnePlus 8 dhe OnePlus 8 Pro. Mbi të gjitha, kamera e tyre ishte shumë mbresëlënëse.

Varianti Pro vjen me 4 sensorë kamerash, njëri prej të cilëve është përgjegjës për një filtër të veçantë. Testet e para tani kanë treguar se mund të përdoret gjithashtu për të parë përmes materialeve të caktuara.

Nëse aktivizoni filtrin e fotografive në aplikacionin e kamerës, (aplikacion i cili ende nuk dihet nëse do të vendoset përfundimisht apo do të hiqet nga kjo kompani), telefoni celular mund të shoh me rreze infra të kuqe.

Efekti supozohet të jetë në gjendje të marrë fotografi spektakolare duke “shndërruar skena të zakonshme në peizazhe surrealiste”, thuhet në uebfaqen e OnePlus.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu