Një milion milion sterlina kokainë në Angli, shkodranin e shpëton “gjakmarrja

0
Gjigandi

Gazeta britanike “Mail on Sunday” shkruan se sekretarja e shtetit për Çështjet e Brendshme, Priti Patel është duke e humbur betejën pas premtimeve se do të dëbohen të gjithë të huajt në përfundim të dënimeve për krime të ndryshme.

Dështimin e këtij premtimi kjo gazetë e ilustron me dy shembuj. Të një shqiptari të dënuar për trafik kokaine dhe një refugjati nga Iraku.

Top Channel duke iu referuar këtij shkrimi raporton se bëhet fjalë për shqiptarin Resul Rehova, i cili vuajti një dënim prej 6 vitesh pasi u kap me një sasi kokaine, vlera e të cilës kapte shifrën e 1 milion stërlinave.

Rehova për t’i shpëtuar ndjekjes policore shkruan kjo gazetë goditi me makinën e tij makinën e policisë. Pas përfundimit të dënimit, Resul Rehova shkoi në gjykatën e emigracionit nga ku avokatët e tij dhanë argumentin se nëse ai deportohej nga Anglia për në Shqipëri, jeta i vihej në rrezik pasi ishte i përfshirë në gjakmarrje.

RonaTyra

Rehova kishte mbërritur në Angli në vitin 2011 dhe kishte marrë statusin e refugjatit deri në vitin 2017. Por në vitin 2016 ai do të dënohej për trafik droge.

Përpjekja e Ministrisë së Brendshme britanike për ta dëbuar dështoi në gjykatë nga ku u pranua argumenti se ai ishte i rrezikuar nga gjakmarrja në Shqipëri.

Ministria e Brendshme Home Office i tha “Mail on Sunday” se “sekretarja e shtetit është duke parë mundësinë e reformimit të sistemit për të siguruar se ata që vijnë në këtë vend dhe përfshihen në krime mund të dëbohen me shpejtësi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu