Një mik xheloz është më i keq se njëmijë armiq

0
Gjigandi

“Në jetë duhet të dini se si të mbroheni. Por gjëja më e keqe është të mbrosh veten nga kush mendon se mund të të lëndojë”. Kështu citon një nga aforizmat më të njohura të Samuel Lionit.

Pse preferohet të keni një mijë armiq, sesa një mik të vetëm xheloz.

Askush prej nesh nuk shpreson të ketë armiq, të luftojë kundër urrejtjes, zilisë dhe keqdashjes. Jeta shpesh i vendos këta individë në rrugën tonë pavarësisht gjithçkaje dhe ne jemi të detyruar të mbrohemi, ose t’i injorojmë ata kur është e mundur të distancohemi.

Të gjesh veten duke luftuar, të mbrohemi nga ata të cilët besuam se i kishim miq, është shumë më keq. Sepse ai është personi që ka qeshur me ne një mijë herë, me të cilin kemi ndarë ditë me shi dhe me diell. Ai që mbase e kemi ndihmuar në shumë rrethana madje edhe pa na pyetur. Ai që zë një vend të rëndësishëm në zemrën tonë. Ai që ne e quajmë thjesht “mik”. Të zbulosh se ke një mik xheloz është një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetosh. Një lloj zie. Të vrasësh besimin, freskinë e një buzëqeshje, rehatinë për ta menduar atë, pranë nesh. Në jetën tonë.

Fatkeqësisht nuk është aq e rrallë që të ndodh. Xhelozia është një ndjenjë që gllabëron çdo energji pozitive dhe miqtë tanë mund të mos jenë imunë prej saj. Edhe ata me qëndrim të gjatë, ata të “testuar” me kalimin e viteve, por që papritmas lejojne të pushtohen nga zilia dhe zhgënjimi.

RonaTyra

Burri xheloz është një telash për të tjerët, por ai është një mundim për veten e tij. (William Penn)

Kështu që ne i shohim ata gjithnjë e më pak të gatshëm të gëzohen për sukseset tona. Ne i dëgjojmë ata të debatojnë për ëndrrat dhe planet tona për të ardhmen. Kritikat e tyre bëhen më të mprehta dhe të padrejta në disa raste.

Një mik xheloz është më keq se një mijë armiq

Për shkak se jemi më të vetëdijshëm për një armik, ne mund të mbrohemi më mirë, duke ngritur barriera, ndërsa me një mik nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Një mik ka hapësirë të lirë në zemrat tona.

Ne nuk do të jemi kurrë gati për të luftuar një mik. Edhe nëse është një mik xheloz. Dhimbja dhe zhgënjimi do të na bënin më të brishtë, më të dobët, për shkak se e quanim mik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu