Një ditë para rifillimit të Kategorisë Superiore, futbollisti i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19

0
Gjigandi

24 orë para rifillimit të kampionatit, Kategoria Superiore është tronditur nga lajmi i pak minutave më parë.

Ndeshja Bylis-Tirana e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00 mund të anulohet pasi një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv, njoftojnë burimet e Procesit Sportiv.

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin.

Hetimi epidemiologjik vijon.

Federata Shqiptarë e Futbollit gjithashtu mori vendim që të luhej edhe Kategoria e Parë nga data 7 qershor. Gjithsesi, insfrastruktura e dobët mund të paraqesë probleme të vazhdueshme për FSHF-në, e cila mundohet të organizojë ndeshjet në kohë pandemie. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu