Një burrë në Librazhd është vetëhedhur nga ura mbi lumin Shkumbin duke gjetur vdekjen.
Mësohet se viktima është Shaqir Facja, rreth moshës 75-vjeçare.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe bashkë me zjarrfikësit kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit të viktimës.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.