Edhe Partizani, njësoj si rivalët kreu sot seancën e parë stërvitore pas 2 muajsh ndërprerjeje të kampionatit shqiptar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë u përgatitën nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani.
Për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe stafit teknik, i gjithë ekipi ka kaluar në “skanerin” e kontrolleve mjekësore.
Partizani do ta luajë sfidën e parë pas ndërprerjes së kampionatit kundër Skënderbeut në kryeqytet.