Negociatat, BE nuk ka date per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën miratimin e të gjitha vendeve anëtare për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Krerët e institucioneve të BE-së këtë konkluzion e konsideruan si gabim historik por pa rrugëdalje, kryesisht për shkak të kundërshtimit të Francës. Çështja do të kthehet në agjendën e BE-së në Samitin e Zagrebit kushtuar Ballkanit perëndimor, në maj të vitit të ardhshëm. Më lejoni të jem i qartë; Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk mund të fajësohen për këtë. Të dy vendet kanë bërë gjithçka që ju kërkua të bëjnë. Të dy vendet kanë të drejtë të fillojnë negociatat e anëtarësimit madje që sot. Ata janë gati. Fatkeqësisht disa vende anëtare nuk janë gati akoma, prandaj ne nuk arritëm një marrëveshje pozitive. Personalisht mendoj se është një gabim por nuk do ta komentoj më shumë. Sot dua t’u dërgoj një mesazh miqve tonë maqedonas dhe shqiptarë: ju lutem mos u dorëzoni! Plotësisht e kuptoj frustrimin tuaj sepse ju e bëtë pjesën tuaj por ne nuk e bëmë pjesën tonë”-tha Donald Tusk, president i Këshillit Evropian. Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati. Por këtë here nuk ishte aty çështja. Çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të lejuar që të nisim bisedimet. Unë mendoj që ky ishte një gabim historik”-pohoi Zhan Klod Junker, president në largim i Komisionit Evropian. Franca ka arsyet e saj për kundërshtimin këmbëngulës. Madje Presidenti Makron në një moment kishte lëshuar sallën e takimit në shenjë revolte për shkak të kritikave dhe presionit që i bëhej për të ndryshuar mendje. Pas saj qëndruan edhe Holanda dhe Danimarka, veçanërisht sa i takon fillimit të negociatave me Shqipërinë. Ne e pranojmë se disa përpjekje dhe njëfarë progresi është bërë por ende shohim disa situata që akoma nuk janë vënë nën kontroll, sidomos sa i takon migrimit në disa vende dhe sundimit të së drejtës. Para një zgjerimi efektiv duhet ta reformojë veten. Disa nga ne thonë se ne vetëm do ta hapim derën për fillimin e negociatave që do të zgjasin 10 ose 15 vjet dhe nëse nuk e kapim derën s’do të ketë më shumë shpresë tek ata që bëjnë përpjekje por gjithsesi ky nuk është shpërblimi i duhur. Ne nuk mundemi vetëm të hapim derën që dikush tjetër të anëtarësohet madje edhe për 20 vjet prandaj nuk do t’i dorëzohemi kësaj ambicie”-tha Emanuel Makron, President i Francës. Keqardhje për mos-arritjen e konsensusit shprehu edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ka qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të rastit të Shkupit dhe Tiranës. Pas dështimit të të gjithë përpjekjeve të saj, Merkel tha se e kupton dëshpërimin e qytetarëve në këto dy vende. Sigurisht që ne do të punojmë për që qëndruar në komunikim me këto vende për të mbajtur ndikimin e jashtëm sa më të ulët që është e mundur. Do të ketë zhgënjim. Unë bisedova me Zoran Zaevin në telefon sot. Ne e kemi për qëllim t’i kthehemi kësaj çështje. Nga ana tjetër, Franca ka shprehur dëshirën të cilën e mbështesim edhe ne, që procedurat e anëtarësimit të bëhen më transparente”-pohoi Angela Merkel, kancelare gjermane. Lajmin e keq për dy vendet e Ballkanit të cilat kanë qëndruar optimiste deri në fund për një vendim pozitiv, i pari e dha komisioneri për zgjerim të Bashkimit Evropian Johanes Han. “Liderët e BE-së dështuan të vënë në jetë premtimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është një dëshpërim ekstrem”, shkroi Han në Tuiter. Ai shton se “refuzimi për të pranuar një progres të dëshmuar do të ketë pasoja negative, duke përfshirë edhe rrezikun për destabilizimin e Ballkanit perëndimor, do të ndikojë edhe në BE.” Ky vendim erdhi në ditën e dytë dhe të fundit të Samitit të liderëve të BE-së. Debati për zgjerimin u mori pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë ditës së parë. Liderët poashtu diskutuan edhe për Breksitin, buxhetin e unionit, aksionet turke në Siri dhe ndryshimet klimatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu