Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë së Lezhës, pasi ishte shpallur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë.
Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shengjinit”, bllokimin e mjetit tip “Volksëagen”.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.