Ndryshimet kushtetuese, Rudina Hajdari: Demokratët të zhgënjyer nga Basha, s’e ndal njeri këtë furtunë

0
Gjigandi

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari i ka bërë sërish thirrje kreut të PD, Lulzim Basha, që të dialogojë për hapjen e listave.

Ajo tha për mediat se janë dhe vetë njerëzit në rrugë që i thonë të mos tërhiqet nga kjo kauzë madje dhe se ka demokratë të zhgënjyer nga Basha.

“Njerëz të PD më thonë që janë të zhgënjyer nga Basha që nuk i pranon ndryshimet kushtetuese që do votohen më 30 korrik.

Çdo demokrat e do që ata njerëz që do futen në parlament do përfaqësojnë popullin dhe jo një kryetar partie. Kjo është servilosje e njerëzve që futen në parlament e që nuk bëjnë asgjë për popullin.

Këtu do miratohen ligje që nuk ka të bëjnë më me koncesionet, por për rritjen e pagave e shumë problematikave të tjera në shëndetësi e ekonomi. Deputetët sot nuk kanë vizione, as mendime as argumenta e dëshirë që të luftojnë për qytetarët. Nuk ka njeri që ta ndalë këtë furtunë ndryshimi,” tha Hajdari.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu