Ndryshimet kushtetuese, Rama: Shoh agjitim te opozita dhe Meta, marrëveshja do zbatohet pikë për pikë

0
Gjigandi

Ditën e sotme (14 korrik), mazhoranca dhe opozita parlamentare miratuan në Këshillin e Legjislacionit ndryshim të Kushtetutës, për t’i hapur rrugë ndryshimit të sistemit.

Kryeministri Edi Rama tha se shikon agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend.

Përes një postimi në Twitter, Rama shkruan se marrëveshja do zbatohet pikë për pikë, dhe se opozita parlamentare e ajo presidenciale, nuk duhet të shqetësohen për fatin e koalicioneve parazgjedhore.

Rama u shpreh se askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje.

Postimi i kryeministrit Rama në Twitter:

RonaTyra

”Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë..

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu