Ndeshja kundër Bayernit mund të mbetet e fundit e Rashicës për Bremenin

0
Gjigandi

Përballja e 16 qershorit kundër Bayern Munichun mund të mbetet si ndeshja e fundit e Milot Rashicës me fanellën e Werder Bremenit, pasi që lojtari nga Kosova mund të mungojë në ndeshjen e xhiros së fundit të Bundesligës shkaku i një lëndimi dhe gjatë verës mund të transferohet në ndonjë klub tjetër.

 Milot Rashica, u detyrua t’i lërë stërvitjet e së mërkurës në gjysmë pasi që e pësoi një lëndim. Kjo do të thotë që Bremeni mund të detyrohet të luajë në ndeshjen më të rëndësishme në historinë moderne të klubit pa yllin e skuadrës.

Faqja zyrtare e klubit gjerman e konfirmoi se Milot Rashica i la stërvitjet para kohe për shkak të një lëndimi që e pësoi në kyçin e këmbës gjatë një dueli.

“Milot Rashica i la stërvitjet më herët, të mërkurën. Sulmuesi e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë një dueli. Për një diagnozë më precize, klubi është në pritje të edhe disa testeve të tjera”, shkruhej në mesazhin e shkurtër në faqen e Bremenit.

Nëse Rashica nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e fundjavës, atëherë ndeshja e 16 qershorit kundër Bayern Munichut mund të mbetet e fundit për të me fanellën e Bremenit, pasi që kosovari ka qenë vazhdimisht i spekuluar për një transferim këtë verë.

RonaTyra

23-vjeçari, i cili nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për t’u transferuar te ndonjë klub të Ligës së Kampionëve, më së shumti e ka tërhequr vëmendjen e RB Leipzigutm ndërsa së fundi u raportua për interesim edhe nga ana e Milanit.

Megjithatë, klauzola prej 38 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës së Rashicës – që do të kishte rënë në 15 milionë me rënien potenciale të Bremenit nga Bundesliga – tashmë ka skaduar dhe klubet tani do të duhet të arrijnë marrëveshje me Bremenin nëse duan ta blejnë Rashicën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu