U stërvit me të në karantinë, portieri i ri “dekonspiron” CR7

0
Gjigandi

Në pritje të gjetjes së Dybala, Higuain dhe të gjithë shokëve të tjerë bardhezinj, Cristiano Ronaldo e kaloi karantinën në Madeira me një partner trajnues të ri: Filipe Gonçalves, portier i U-19 të Nacional Madeira. Klubi ia vuri në dispozicion portierin e ri CR7, për t’i mundësuar atij të stërvitej në fushë. Portieri i ri, nën moshën 18 vjeç, realizoi një ëndërr të madhe, që e kanë mijëra kolegë të tij në botë.

Ai foli për stërvitjen përkrah pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Për “Tuttosport” u shpreh: “Trajnimi zgjaste një orë në ditë. Cristiano vinte në fushë pasi ishte stërvitur tashmë edhe në shtëpi. Ai bënte ushtrime teknike dhe goditje në portë. Ndonjëherë u përpoqa të vrapoja me të, por ishte e pamundur ta ndiqja. Ronaldo është më i miri”.

Gonçalves thotë se Cristiano gëzon një gjendje të shkëlqyer sportive, sepse ka bërë jo vetëm stërvitje individuale, falë edhe pranisë së një shoku tjetër të skuadrës nga ekipi i të rinjve të Nacional: “Ai është në gjendje të shkëlqyeshme, është stërvitur shumë në Madeira. Një partner tjetër i imi, Pedro Andrade, filloi të punojë me ne. Ai nuk është portier, por lojtar që jep pasimin, ose krosimin e fundit. U përpoq t’i shërbente pak CR7 ashtu si Pjanic dhe Dybala”.

Portieri i ri zbuloi gjithashtu se Cristiano i kishte thënë fjalë të mëdha për gjithë mjedisin e Juventusit: “Ai dukej shumë i lumtur me përvojën e tij në Itali, në Torino, në mënyrë të veçantë për të luajturit me Juventusin. Më tha disa herë se klubi është shumë i madh, i organizuar dhe ka një admirim të madh për tifozët e Juventusit, të cilët kujdesen aq shumë për të”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu