Ndërron jetë një person në Korçë, kishte dalë pozitiv me koronavirus

0
Gjigandi

Një person i prekur me Covid 19 ka humbur jetën në qytetin e Korçës, rast i cili nuk është raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, në konferencën e bërë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se personi i parë që ka humbur jetën në Korçë që prej fillimit të pandemisë, ka qenë i karantinuar në banesë, ndërkohë që disa ditë më parë kishte dalë pozitiv me Covid.

Bëhet fjalë për një 70-vjeçar, me banim në qytet, ndërsa nuk dihet nëse gjendja e tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, apo ka pasur gjendje të rënduar dhe më herët.

Nga ana tjetër në të gjithë qarkun e Korçës, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 10 persona.

RonaTyra

Në të gjithë vendin në 24 orët e fundit sipas MSH-së, u testuan pozitiv me Covid 117 persona, numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu