Nani: Ferguson desh më vrau për një penallti, e kisha shumë frikë

0
Gjigandi

Nani ka pranuar që fillimisht ishte “i frikësuar” nga Sir Alex Ferguson, duke zbuluar se ish-shefi i Manchester United dikur desh e “vrau” atë dhe Ryan Giggs para shokëve të skuadrës. Portugezi mbërriti në “Old Trafford” më 2007 nga Sporting CP dhe pati probleme adaptimi prej mosnjohjes së gjuhës angleze. AI tregon një anekdotë, se sa i zemëruar ishte Ferguson me të, pas një penalltie të humbur kundër Fulham, më 2010.

Giggs ishte në detyrën e goditësit të 11-metërshave, por me kokën e tij Nani e mori përsipër këtë përgjegjësi, për ta dërhuar avantazhin në 3-1. Fatkeqësisht, anësori portugez e humbi penalltinë, duke e komplikuar situatën e tij: “Unë po luaja në mënyrë të pabesueshme, me shumë vetëbesim. Ne fituam një penallti dhe ishte Ryan Giggs, ai që i godiste penalltitë. Unë u ndjeva i sigurt, mora topin dhe shkova te pika e bardhë. Giggs nuk tha asgjë. Kështu që, e godita vetë penalltinë, por e humba.

Mund ta kisha dërguar rezultatin në 3-1. Në dhomën e zhveshjes, më pas, Ferguson desh më “vrau”. Ai tha: Nani, kush mendon se je? Kush të dha leje për ta goditur penalltinë? Ryan? Dhe pastaj iu hakërrye ashpër Giggs: Pse e lejove të godiste penalltinë? Ryan u mundua të ruante qetësinë: Ai kapi topin dhe unë e lashë… Oh, Zoti im, ajo ditë ishte e jashtëzakonshme!” Për të mos i bërë gjërat më keq, Nani duhej të tregonte kujdes me Ferguson e irrituar pas masë, pas ndeshjes: “E çova vetë trajnerin në shtëpi, por ai nuk foli fare me mua gjatë rrugës. Jam ndjerë shumë i parehatshëm!”

Sidoqoftë, Nani sqaroi se anglishtja e tij u përmirësua, kështu që edhe marrëdhëniet e tij me Ferguson patën evoluim pozitiv: “Në fillim, unë frikësohesha shumë prej tij. Ishte i rreptë, si babai kur bën diçka të gabuar. E shihja trajnerin duke biseduar me lojtarë të tjerë dhe do të doja të përfshihesha, por mendoja: Çfarë të them? Nuk e dija. Kështu, trembesha shumë prej tij derisa mësova ta kuptoja më mirë gjuhën dhe arrita të shprehem. Anglishtja ime nuk ka qenë kurrë e përsosur, dhe nuk do të jetë më kurrë, por, në atë kohë, ishte më keq se tani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu