‘Na ndihmoni t’a mundim’, mjeku i QSUT-së thirrje qytetarëve: Nuk ia dalim dot me COVID

0
3
Gjigandi

Mjeku O.R.L, në QSUT, Klevis Thomai është drejtuar me një mesazh qytetarëve për të respektuar masat dhe për të ndihmuar shërbimin shëndetësor në Shqipëri për të mposhtur COVID-19.

Vendose maskën

‼️ #VendoseniMaskën😷 #RuaniDistancën↔️ #KujdesuniPërHigjienën🧼Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!#LuftoniVirusin duke zbatuar #rregullat🙏🏼#TëNdihmojmëEkipetMjekësore 🤜#COVID19🤛

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Sonntag, 26. Juli 2020

Sipas Thomait, vetë mjekët, infermierët dhe spitalet nuk e mposhtin dot virusin por bashkë me qytetarët po.

Ai i bën thirrje qytetarëve të mbajnë maskat, të ruajnë distancën, të mbajnë barriera tekstile, të kenë kujdes në zyra pasi nuk mjafton vetëm kujdesi nga një person.

”Jam Kevis Thomai mjeku O.R.L, në QSUT, dhe ndjej mesazhin për t’iu dhënë me një mesazh sensibilizues.Sepse bota po përballet aktualisht me një virus mjaft të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Koha të tregohemi të përgjegjshëm. Na ndihmoni ta mundim këtë virus. Vetëm ne mjekët, infermierët, spitalet nuk ia dalim dot. është virus që mundet nga të gjithë bashkë ne.

Koha të respektojmë distancimin social, maskën, barriera prej tekstili. Të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë. Një person mund të ruaje veten, por është e kotë nëse nuk e bëjnë të tjerët. Lufto virusin me të gjithë ne. Të kthehemi sa më shpejt në normalitet dhe të takojmë njerëzit e dashur. ”- tha Thomai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu