Mustafa godet: KHF Ferizaj, pa investitorë ‘anglez’ e pa ‘aksionar’, por i udhëhequr nga ish sportistë të vërtetë 

0
Gjigandi

Të gjithë janë të mahnitur me suksesin e klubit të hendbollit Ferizaj në konkurrencën e femrave.  Nuk ka më shumë se dy vite që u themelua Ferizaj dhe janë kampion të ri të Kosovës.   

Ish zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, Nehat Mustafa, përgëzon vashat ferizajase për suksesin dhe ka edhe një mesazh të fuqishëm. 

“Urime kampionet tona. KHF “Ferizaj” – Histori e veçantë suksesi. 

I formuar para vetëm dy vitesh, por i menaxhuar nga profesionist, ish sportistë e punëtor sportiv, KHF “Ferizaj” shpallet Kampion i Kosovës në hendbollin femëror.
Paradokset vazhdojnë…

RonaTyra

FC “Ferizaj” , me “investitorët, shpëtimtar anglez” dhe i privatizuar në mënyrën më të egër, tanimë pothuaj edhe teoritikisht është i rënë nga Superliga.
KHF “Ferizaj”, pa investitorë “anglez” e pa “aksionar”, por i menaxhuar dhe udhëhequr nga ish sportistë të vërtetë shpallet Kampion.

Ferizaj, ky emër i përbashkët që pandershmërisht po turpërohet nga njëra ekip, e po lartësohet nga ekipi tjetër.
Xhavit Morina, Sami Çerkini, Hajrie Osmani, anëtarë të tjerë të kryesisë e të shtabit profesional dhe mbi të gjitha hendbolliste të KHF “Ferizaj”, Ju meritoni urime e respekt, prandaj: URIME E JU LUMTË!”, shkroi Mustafa në profilin e tij në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu