Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk dëshiron të largohet nga Fenerbahce pa e arritur një synim.
“Nuk dua të largohem nga Fenerbahce, pa e fituar titullin e kampionit”, ka thënë Muriqi për “Sporx”.
Kosovari ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Evropë.
Skuadra që po interesohet më së shumti për të është WBA që pritet të jetë pjesë e Premier Ligës sezonin tjetër.