Mungesë të ujit të pijshëm, 800 banorë të fshatit Burimas në Maliq protestë

0
Gjigandi

800 banorë të fshatit Burimas në bashkinë e Maliqit kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm.

Pretendimet e tyre shkojnë larg pasi sikur të mos mjaftonte fakti se prej vitesh vuajnë mungesën e ujit i cili vinte me orar, tashmë prej më shumë se 10 ditësh, nuk kanë asnjë pikë ujë në çesmat e tyre.

Kjo i detyron që të mbushin ujë në i vetmi burim që ka fshati duke qenë të detyruar të mbajnë radhë.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, pranon problematikën e ujit të pijshëm jo vetëm për këtë fshat por edhe për fshatra të tjerë.
Topçiu bën me dije se është miratuar projekti madhor për ndërtimin e një ujësjellësi që do të zgjidhë përfundimisht furnizimin me ujë të të gjitha fshatrave të njësisë administrative Pojan, ku bën pjesë edhe fshati Burimas.

Javën e kaluar ka pasur një ndërhyrje nga ana e ujësjellësit të Maliqit për të ndërtuar një pus të ri në mënyrë që të zgjidhë momentalisht problemin e ujit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu