Muhamed Ali thoshte se vetëm Mike Tysoni mund të ishte rivali më i rrezikshëm për të

0
Gjigandi

Muhamed Ali e kishte vlerësuar Mike Tysonin si boksierin më të mirë që e kishte parë ndonjëherë me sytë e tij. Këtë e ka zbuluar ish-boksieri legjendar, George Foreman.

Madje, Ali kishte thënë se po të ishte boksier aktiv në atë kohë, do të frikësohej të dilte në ring me Tyson.

Karriera e Muhamed Alisë kishte përfunduar katër vite më herët, para se Tyson të shpallej kampioni më i ri ndonjëherë në boks dhe ishte e pamundur që të ketë një meç mes tyre.

“Muhamed Aliu më tha vetë se Tyson është boksieri i vetëm që mund ta rrihte. Më tha se është shumë i fuqishëm, godet shpejt dhe nuk do ta donte në ring një si ky. Më tha se nuk do ta kishte besimin se mund ta mposhte Tysonin” ka zbuluar Foreman.

71 vjeçari Foreman është duke shkruar një libër ku do të zbulojë edhe detaje të tjera nga boksi i asaj kohe.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu