Mposhti sëmundjen, mjekja tregon shenjat e problemet që i ka ende prej Covid

0
Gjigandi

E ftuar në emisionin “Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa, në Neës24, mjekja hematologe, Alma Cili, e cila u përball me virusin e rëndë Covid-19, tregon se ajo ndjen ende shenjat e tij.

Mjekja shprehet se ende e ka të vështirë të ecë apo të flasë gjatë, pasi i duhet të ndalet dhe të marrë frymë thellë.

Mes të tjerash, ajo ndalet edhe tek akuzat ndaj QSUT, i cili është konsideruar si vatër e rrezikshme e përhapjes së koronavirusit, pasi aty janë infektuar shumë mjekë dhe pacientë.

Cili shprehet prerë se është absurde ta cilësosh QSUT vatër infeksioni, pasi sipas saj, ai është spitali më i madhe dhe i mirë në vend, ku shpëtohen jetë njerëzish, edhe kur përqindja e vdekshmërisë është shumë e mdhe.

E gjithë rruga e infektimit me koronavirusin për ju sa zgjati?

RonaTyra

Nuk ka asnjë arsye të bëhet tampon në dalje. Unë zgjodha të mos i bëj bashkëshortit. Në total shkoi 13 ndoshta shumë e lodhur, por unë kam simptoma ende, po të bëj 100 metra më duhet të ndaloj, të marr frymë thellë.

Ju nuk jeni rrezik infektimi për njerëzit e tjerë…

Mjekja: Njerëzit më largohen dhe është për të qeshur. Patjetër që virusi rikthehet, por në të gjitha rastet trupi ruan imunitet për 6 muaj, ose një vit.

Është më mirë që koronavirusi të kalohet në shtëpi apo te mjeku?

Bashkëshortit tim i thashë të shkonte në spital, se kishte rënie të oksigjenit. U bë më keq se unë, ndoshta dhe se ishte pak mbi peshë. Unë humba 6 kilogram në ato 13 ditë, ai ka humbur 10 kg.

Të humb shija, nuhatja?

Po është e vërtetë, uji që pija më dukej si ujë me sheqer, kurse bashkëshorti e ka humbur totalisht shijen. Kemi specializtanten tonë që ka humbur nuhatjen për ndoshta 17-18 ditë, sa filloi të shqetësohej, se s’do i vinte kurrë. Të gjithë ne si klinikë kemi rënë në peshë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu