Doktoreshë Alma Cili, që ka fituar betejën me koronavirusin, ka shpjeguar për publikun se çfarë pasojash i ka lënë Covid-19 asaj dhe bashkëshortit të saj.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” , doktoresha tha se ajo dhe i shoqi kanë qenë shumë rëndë disa ditë, por nuk kanë shkuar në spital.
“Unë humba 6 kg në ato ditë, ai humbi 10 kg, bashkëshorti humbi shijet kurse unë kisha diskordancë, uji që pija më dukej ujë me sheqer. Kemi specializantë që kanë humbur nuhatjen për 17-18 ditë.Unë them që shumë mirë që po infektohemi sepse mund të arrihet imuniteti i popullatës kështu pasivisht, se nuk dihet nëse mund të arrijmë në një vaksinë apo jo.
Ka dy tre javë që jam rikthyer në punë, kam ende marrje fryme që më shoqëron herë pas here, duhet të ndaloj nëse flas shumë, e të marr frymë thellë.
Pulsi më ka mbetur i lartë dhe them zemra ime rreh fort.Bashkëshorti ka mbetur më qetë. Fëmijët janë mirë, djali i vogël kaloi lehtë, i madhi vetëm me një episod temperature mbi 38.
Në total ishim sëmurë 13 ditë, jam ende shumë e lodhur por kam simptoma akoma, po të bëj 100 metra më duhet të ndaloj e të marr frymë thellë. Këto ditë njerëzit më largohen, është për të qeshur se unë jam në javën e 6 apo të 7. Rikthehet infektimi, por…
Ky është virus monstër që zgjedh dhe i trajton ndryshe njerëzit. Bera skaner dhe me tregoi se kisha prekje pulmonare.
Korona do ketë, besoj se do ketë edhe 2 vite, shpresoj të dalë vaksina sa më shpejt”.
Mjekja kishte edhe një apel për qytetarët që shfaqin shenja, qoftë edhe minimale:
“Për çdo simptomë, izolohuni ju lutem”.