Baçi: Votimi me probleme, procesi i numërimit nuk ka pse të mos jetë i qetë

0
Baçi: Votimi me probleme, procesi i numërimit nuk ka pse të mos jetë i qetë
Gjigandi

Nga Lushnja, ish-kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh për Ora News se procesi ka pasur problematike dhe janë bërë disa denoncime  nga “Shtëpia e Lirisë” për këtë gjë.

Ai tha se punonjës të administratë janë hedhur në sulm pranë qendrave të votimeve, me lista votuesish duke intimiduar dhe duke vepruar në mënyrë që të devijojnë votën.

Sipas tij, janë mbushur komisionet me vartës të bashkisë dhe më pas janë tërhequr pas duke shtuar se tanimë procesi i numërimit nuk ka pse të mos jetë i qetë.

Baçi: Procesi ka pasur problematike dhe ne kemi bërë me dije sot disa denoncime në mënyrën e pozicionit të komisionerëve. Komisionerët e Bashës dhe PS-së kanë uzurpuar tavolinat dhe kandidatin tonë e kanë lënë pa pozicion, duke e lënë në këmbë. Po ashtu kryetarë të njësive vendore dhe punonjës të administratë janë hedhur në sulm pranë qendrave të votimeve, me lista votuesish duke intimiduar dhe duke vepruar në mënyrë që të devijojnë votën.

Kemi bërë denoncime konkrete me filmime ku janë manipuluar listat e votimit dhe duke intimiduar qytetarët. Kemi bërë thirrje për prokurorinë që të veprojë për fakte që janë me zë dhe figurë. Këta i kishin mbushur komisionet me vartës të bashkisë dhe më pas i tërhoqën pas denoncimet tona. Procesi i numërimit nuk ka pse të mos jetë i qetë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu