Mozzik po e kalon vikendin nën shoqërinë e isht luftëtarëve dhe fëmijëve të dëshmorëve.
Mozzik sot ka shfrytëzuar ditën e tij duke bërë ‘hiking’ në majën e Jezercës, ku ishte shoqëruar nga ish-ushtari i UÇK-së Elmi Reçicën.
Reperi ka publikuar një video nga ngjitja në majë ku shihet së bashku me shoqëruesit duke kënduar këngë ushtarake gjatë kohës së luftës.
“Sot (e diel) nga orët e herëta të mëngjesit morëm rrugën për në Jezercën legjendare, së bashku me Çlirimtarin Petritin (Elmi Reçica) dhe shumë luftëtarë tjerë, na u bashkuan edhe djem e vajza dëshmorësh!”.
“Tri shkronjat që e pasqyrojnë shtetin tonë dhe pavarësinë tonë quhet UÇK! Vargjet që kanë kënduar në vitet e 98-ta luftëtarët, sot i rifreskuam dhe i këndova me plot ndjenja dhe emocione!”.
“Plot tregime e ngjarje na treguan secili që ka përjetuar diçka në këtë zonë. Ditë e mirë me njerëz të mirë në vend të mirë!”.
“Rrënoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ishin fjalët e Mozzik.