Mot i freskët dhe reshje në disa zona, njihuni me parashikimin e motit

0
Gjigandi

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zona malore dhe juglindore pritet që pasdite të ketë dhe rrebeshe afatshkurtër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 35ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 19ºC në 28ºC.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu