Me ndeshjet që zhvillohet nesër mbyllet java e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, derisa shumë dilema mbesin ende pa u zgjedhur.
Trajneri i mirënjohur, Arbnor Morina, në “Arena Sportive” në RTK ka treguar se çfarë duhet të ketë një skuadër për t’i përballur këto tri javët e mbetura, por edhe ka komentuar lojën që kanë bërë skuadrat deri tash në mënyrë që të arrijë te titulli i kampionit.
“Ballkani ka pasur lojë konstante. Gjithmonë kemi folur për treshen në sulm, Baftiu, Topalli dhe Hoxha, dhe kemi harruar mesfushën si Kuç e Gashi që janë punëtorë shumë të mëdhenj.
Tash një djalosh që po luan në anën e majtë e që po e zëvendëson Arbër Hoxhën është shumë mirë. Në mbrojtje ka lojtarë me eksperiencë, që kanë fituar dhe dinë të fitojë trofe.
Pra është një ekip shumë i fortë që mund t’ja dal. Edhe Drita ka tregu lojë të mira, derisa Gjilani në momentin kyç po e bën lojën e bukur, kështu që pritet një garë shumë e fortë deri në fund”, ka thënë Morina.