Mjekët e Barcelonës kanë një hall tjetër nëse sezoni rifillon

0
Gjigandi

Në shumë liga evropiane kanë rinisur stërvitjet e skuadrave në fushë dhe po planifikohen datat për rinisjen e kampionatit, por mjekët e Barcelonës kanë dhënë një tjetër alarm që lidhet me shëndetin e futbollistëve.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për rrezikun që vjen nga koronavirusi, por nga aktivitetet e ngjeshura që janë planifikuar për muajt e verës dhe që sipas mjekëve të klubit “blaugrana” do të sjellin pasoja të rënda te gjendja fizike e lojtarëve.

Kështu sipas analizave të tyre, në rastin më të mirë pritet që të ketë 5-10 lojtarë të dëmtuar brenda muajit të parë, pasi ndërprerja thuajse dy mujore e futbollit e bën gati gati të pamundur përballimin e ngarkesës së të luajturit çdo tre ditë.

Këtyre problemeve fizike pritet t’u shtohen edhe ato mendore, pasi të luash çdo tre ditë dhe të jesh shumicën e kohës në udhëtim, nuk është aspak diçka e lehtë, për më tepër që tani gjithçka do të bëhet nën masa të rrepta higjiene.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu