Fonseca: Bëjmë gjithçka për ta mbajtur Smalling

0
Gjigandi

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, është shprehur i vendosur për ta mbajtur Chris Smalling në skuadër.

Fonseca ka thënë se ai do të provojë të gjitha alternativat për të mbajtur të huazuarin nga Manchester United.

Qendërmbrojtësi ka qenë një nga lojtarët më të mirë te Roma, i padiskutueshëm në fazën e mbrojtjes, duke fituar kështu pëlqimin e drejtuesve të klubit.

Por, çmimi i kartonit të lojtarit paraqet një problem për Romën, megjithatë, alternativat do të provohen të gjitha për ta mbajtur anglezin.

“Unë do të bëj maksimumin për ta mbajtur atë te Roma edhe për vitin tjetër”, ka thënë Fonseca.

RonaTyra

“Unë e di se ai dëshiron të qëndrojë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një person i mrekullueshëm, i sjellshëm, profesionist”, ka shtuar trajneri.

Nëse Roma nuk mund ta paguajë kartonin e lojtarit, ata do të provojnë për një huazim të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu