Ministrja e Jashtme shqiptare në OKB: Rusia duhet të përgjigjet për krimet e saj

0
Ministrja e Jashtme shqiptare në OKB: Rusia duhet të përgjigjet për krimet e saj
Gjigandi

Bota duhet të dëgjojë të vërtetën e agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër një vendi të pafajshëm, ka thënë Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në një takim në takimin mbi llogaridhënien për krimet e tmerrshme të kryera në Ukrainë në Organizatë e Kombeve të Bashkuara. 

Takimi u bashkë-organizuar nga Shqipëria dhe Franca dhe bashkë-sponsorizuar nga 34 vende anëtare të OKB.

Gjatë fjalës së saj në OKB, Xhaçka theksoi se anëtarësimi i përhershëm i Rusisë në Këshillin s Sigurimit të OKB-së nuk mund të ofrojë imunitet për krimet e luftës.

“Fuqia e vetos nuk mund të abuzohet për të rrafshuar qytete të tëra dhe për të vrarë mijëra burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm pa u ndëshkuar”, ka shtuar Xhaçka.

“Ukraina meriton llogaridhënie, bota ka nevojë për llogaridhënie, Rusia duhet të përgjigjet për krimet e saj”, ka sqaruar Xhaçka.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu