Zyrtarët e lartë të SHBA-së dhe BE-së vizitojnë sot Shqipërinë

0
Zyrtarët e lartë të SHBA-së dhe BE-së vizitojnë sot Shqipërinë
Gjigandi

Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried do të vizitojë sot Shqipërinë.

Vizita e Zyrtares së Departamentit Amerikan të Shtetit zhvillohet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

Donfried do të zhvillojë takime me zyrtarë të qeverisë, si dhe përfaqësues të opozitës.

Po sot në Tiranë do të zhvillojë vizitë zyrtare dhe Komisoneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Komisioneri i BE do të zhvillojë takime për negociatat dhe përmbushjen e reformave për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu