Ministri shqiptar: Miku im u infektua me Covid-19

0
Gjigandi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri apel nga Peshkopia që të respektohen masat anti-Covid.

Për të treguar seriozitetin e situatës ai bëri publik rastin e një miku të tij që është infektuar me këtë virus dhe është tashmë në vështirësi.

“Është serioze, jam marrë gjithë mëngjesin me rastin e një mikut tim, i cili nuk e besonte kurrë se mund ta kapte por tani është në vështirësi vetë prej kësaj. Dua të them se është serioze dhe është e rëdësishme të bëjmë maksimumin e asaj që mund të bëjmë. Nuk po themi të mbyllemi prapë nëpër shtëpia por ato minimume kujdesi duhet ti bëjmë”, tha Lleshaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu