Milan – Gotze, këto janë lajmet e fundit nga Italia

0
Gjigandi

Interesimi i Milanit për Mario Gotzen është “ftohur”, raportojnë mediet në Gjermani.

Futbollisti që i solli Kupën e Botës Gjermanisë në vitin 2014 në finale kundër Argjentinës, ka mbetur pa skuadër, pas përfundimit të kontratës me Borussia Dortmund.

Ka qenë Milan një prej skuadrave të interesuara për 28 vjeçarin, që gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Bayern Munich.

Por, Calciomercato raporton se tani Milan ka ftohur interesimin për Gotzen.

Kërkesat e tij të larta, duke përfshirë edhe një pagë prej tetë milionë euro, duken të papërballueshme për Milanin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu